• “E vërteta kurrë nuk dëmton një kauzë të vetme.” ― Mahatma Gandhi

  • “Asnjëherë mos kini frikë të ngrini zërin për nderin, të vërtetën dhe ndjeshmërinë kundër padrejtësisë, gënjeshtrës dhe lakmisë. Nëse njerëzit në mbarë botën … do ta bënin këtë, do të ndryshonin Tokën.” ― William Faulkner

  • “Jeta mund të kuptohet vetëm së prapthi, por ajo duhet të jetohet përpara.” ― Søren Kierkegaard

  • “Ne jemi produkt i së kaluarës tonë , por nuk duhet të jemi peng i saj.” ― Rick Warren

  • “Nëse ballafaqoheni me të kaluarën, e kaluara do të ballafaqohet me ju.” ― Kathleen Jeffrie Johnson

  • “Ne duhet të dimë të vërtetën e së kaluarës, për të zbuluar të ardhmen.” ― Patti Callahan Henry

  • “Kur e ardhmja e pa qartë bëhet e kaluar, e kaluara si rrjedhojë bëhet e paqartë.” ― Mohsin Hamid

  • “E tashmja rritet brenda kufijve të së kaluarës.” ― Simon Van Booy

  • “Ne mund ta harrojmë të kaluarën, por e kaluara nuk do të na harroj neve.” ― Francesca Marciano

  • “Ne mund të jetojmë të kaluarën dhe të ardhmen në të njëjtën kohë derisa e jetojmë tw tanishmen.” ― Doug Dillon

  • “… Nuk mund të drejtoni në mënyrë të suksesshme të ardhmen derisa gjitonë përkrah mbani një imazh të qartë të së kaluarës.” ― Jan Struther

RRETH

"NJERËZIT DHE KUJTIMET FLASIN"

FILMAT NARRATIV DOKUMENTARË

Viktimat e luftës së fundit në Kosovë akoma nuk janë dëmshpërblyer në aspektin politik, ekonomik dhe social. Ata qëndrojnë në kaos total dhe meritojnë më shumë dinjitet duke pasur parasysh vuajtjet e tyre gjatë luftës. Ata aktualisht shihen si pjesë e margjinalizuar e shoqërisë. Për shkak të situatës aktuale, viktimat ndjehen të vetmuar, të harruar dhe pa respekt për fatin e tyre. Në të njëjtën kohë, viktimat janë jo-bashkëpunues në proceset e demokratizimit dhe pajtimit.

Projekti “Njerëzit dhe Kujtimet Flasin” ka për qëllim që në mënyrë komode të ndërtojë mirëkuptimin e përgjithshëm shoqëror dhe rëndësinë e dokumentimit të tregimeve/përjetimeve individuale dhe kolektive të luftës, të kontribuojë në ndërtimin e historiografisë përmes tregimeve individuale, tu përgjigjet nevojave të viktimave, të rris të kuptuarit dhe të ndjerit e empatisë me njerëzit të cilët fizikisht ose materialisht ishin viktimizuar dhe të ngre vetëdijen e shoqërisë dhe përfaqësuesve institucional për të mundësuar përpjekjet për gjetjen e personave të zhdukur dhe prurjen e autorëve të krimeve para drejtësisë.

Nga të gjitha mediet e popullarizuara, televizioni ilustron fuqinë e komunikimit masiv për të informuar, edukuar dhe të ndikojë publikun. Filmat dokumentarë janë rritur në popullaritet dhe influencim, duke ndikuar në ndryshime shoqërore dhe politike, si dhe njoftimin e audiencës me fushata, ide dhe individë. Derisa ballafaqimi me të kaluarën dhe drejtësia tranzicionale është proces aq i ndjeshëm në shoqëritë post-konfliktuale, Integra synon të përdor mediet, dokumentimin vizual dhe qasjet kreative për të mbledhur kujtime të vërteta të viktimave të luftës së fundit dhe pas luftës në Kosovë 1997-2003.

Gjithashtu, përmes projektit “Njerëzit dhe Kujtimet Flasin” Integra synon të përdorë dokumentimin vizual, tregimin kronologjik dhe konstruktiv, dhe ueb platformat për të grumbulluar kujtime të vërteta të viktimave në mënyrë që të sigurojmë një burim të qëndrueshëm për aktivistët e të drejtave të njeriut, avokuesit dhe grupet kontrolluese, politikë-bërësit, studiuesit dhe artistët.

Integra ka arritur të prodhojë një numër të konsiderueshëm (59) me Filma Narrativ Dokumentarë (prodhimi vazhdon) me tregime të viktimave të luftës së fundit në Kosovë nga etni të ndryshme. Transmetimi i Filmave Narrative Dokumentare “Njerëzit dhe Kujtimet Flasin” filloi më 29 tetor 2012 në KTV (Koha Vizion – TV kombëtar në Kosovë), dhe nga kjo datë, ky produkt mediatik transmetohet çdo të hënë, prej orës 22:20.

OBJEKTIVI SPECIFIK

  • Kontribuojë në proceset e ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësinë tranzicionale në Kosovë dhe ish-Jugosllavi
  • Promovimi i të drejtave të njeriut dhe lirisë së fjalës
  • Dokumentimi dhe publikimi i tregimeve të vërteta nga viktimat e luftës së Kosovës me etni të ndryshme
  • Fuqizimi i viktimave të Kosovës në proceset e ndërtimit të paqes dhe besimit
  • Kontribujë në kujtesën kolektive dhe gjetjen e së vërtetës në Kosovë
  • Përmirësimi i bashkëjetesës ndër-etnike dhe integrimin e komuniteteve të margjinalizuara
  • Përfshirja sociale dhe kulturore e pakicave të Kosovës
  • Rritja e ndërgjegjësimit të shoqërisë së Kosovës dhe strukturave qeveritare për rëndësinë e ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësinë tranzicionale
  • Sigurimi i burimeve të besueshme për të drejtat e njeriut, për avokim dhe watch-dog grupet, akademikët, hartuesit e politikave, studiuesit dhe artistët.

    PARTNERËT E PROJEKTIT

    EKIPI I PROJEKTIT

    • Producent dhe Regjisor: Kushtrim Koliqi
    • Asistent Regjisor: Korab Krasniqi
    • Intervistues: Besart Sllamniku
    • Kameramanë: Alban Gashi, Besart Ujkani, Arbër Cakolli
    • Montazhi: Genc Berisha, Kreshnik Haxhidauti, Veton Berisha
    • Post-Produksioni: Faton Hasani
    • Toni: Gent Sahatqija
    • Ndriqimi: Skender Latifi
    • Menaxher i Skenes: Bedri Maloku
    • Ekipi i Integra’s: Pleurat Bytyqi, Blerina Hoxha, Emel Ajdini, Florina Lutfiu

    PUBLIKIMET

    • Youth and Diversity in Europe – OFEU 2012

      SHKARKO
    • Truth Telling in Kosovo – Which Way Now – An Empirical Research

      SHKARKO
    • Transcripts – English – People and Memrories Talk – Integra

      SHKARKO
    • I Want to be Heard – Memory Book

      SHKARKO
    • DwP Presentation – INTEGRA NGO

      SHKARKO
    • A Conceptual Framework for Dealing with a Past – Swiss Peace

      SHKARKO

    Termet dhe Kushtet

    Termet dhe Kushtet
    Tërë Filmat Narrativ Dokumentarë “Njerëzit dhe Kujtimet Flasin” janë subjekt i të drejtave të autorit në pronësi të Organizatës Jo-Qeveritare Integra. Çdo riprodhim, përdorim ose ri-publikim i të gjithë ose një pjese të këtyre dokumentarëve është e ndaluar, përveç nëse shprehimisht OJQ Integra ka dhënë pëlqimin paraprak.

    Emrat, markat e shërbimit dhe logot e Organizatës Jo-Qeveritare Integra dhe/ose partnerëve/donatorëve të projektit që shfaqen në video produkte dhe/ose në faqen e internetit nuk mund të përdoren për reklamim ose publicitet pa lejen paraprake me shkrim nga Organizata Jo-Qeveritare Integra dhe partnerët/donatorët e projektit.

    Klauzola
    Këto produkte/publikime janë përgjegjësi dhe pronë e Organizatës Jo-Qeveritare Integra dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrime të donatorëve ose partnerëve.
    Organizata Jo-Qeveritare Integra nuk merr përgjegjësi për historitë personale dhe opinionet e paraqitura në keto prodhime.

    Rregullat dhe Udhëzimet
    Organizata Jo-Qeveritare Integra me shumë kënaqësi ofron hapësirë për komente, diskutime dhe ndërveprim me mediat sociale. Përdorimi i gjuhës ofenduese dhe fyerjeve është i ndaluar. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale do të rezultojë me përjashtim të menjëhershm nga komentimi. Organizata Integra mban të drejtat për të botuar ose jo një koment të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron qëndrimin e Organizatës Jo-Qeveritare Integra dhe as të donatorëve që e kanë mbështetur këtë projekt.